Nëna që goditi “1 në 1 milion”

01/09/2014 00:00

Një nënë me ngjyrë që mposht statistikat dhe lind një fëmijë të bardhë. Catherine Hoëarth, 32 vjeç, me origjinë nga Nigeri por prej vitesh qytetare e Anglisë qëlloi atë që mjekët e cilësojnë mundësia 1 në 1 milion.

32-vjeçarja tre muaj më parë solli në jetë Jonah dhe tregon se në fillim nisur nga ngjyra e babait të fëmijës priste që fëmija të ishte esmer. Ajo nuk e fsheh habinë e momentit të parë, por thotë se ajo që ka rëndësi është shëndeti i Johanh dhe jo ngjyra e lëkurës së tij.

Edhe mjekët u habitën nga ky fakt. Ata e shpjegojnë këtë me mundësinë që Catherine të ketë ndonjë gen të fshehur që përcakton ngjyrën e bardhë të lëkurës dhe referuar statistikave thonë se mundësitë që nga një çift i tillë të lindë fëmijë i bardhë janë 1 në 1 milion.

Megjithatë ky nuk është rasti i vetëm dhe as “më ekstremi”. Në 2010 çifti Benjaman dhe Angela Ihegboro, që të dy me ngjyrë, lindën një fëmijë krejtësisht të bardhë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel