Maradona i dhuron fanelën Papa Françeskut

02/09/2014 00:00

Papa Françesku dhe Diego Armando Mardona, dy personazhe botërore, por mbi të gjitha dy argjentinas janë takuar në sallën Nervi në Vatikan. Ky takim u zhvillua me rastin e organizimit të një ndeshjeje për paqen që u luajt në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Papa kishte rezervuar një përqafim të ngrohtë për “El Pibe de Oro” dhe gjatë takimit Maradona i dhuroi atit të shenjtë fanelën e Argjentinës me numrin 10 dhe me mbishkrimin ‘Françesko’. “Isha larguar nga Kisha, por me Papa Françeskun është ndryshe. Ai punon për njerëzit në nevojë, ishte pikërisht ai që duhej”, ka komentuar legjenda e futbollit botëror.

“Le të shërbejë ky takim për të nxitur ndërgjegjësimin se sporti është një kontribut i rëndësishëm për një bashkëjetesë paqësore, duke evituar diskriminimin në bazë racore, kulturore dhe fetare”, tha Papa.

Të pranishëm në ndeshjen për paqen dhe në sallën Nervi në Vatikan ishin dhe futbollistë të tjerë të famshëm si Del Piero, Samuel Etto, Shevchenko, Maldini e të tjerë. “Diskriminimi mund të jetë sinonim edhe i përbuzjes dhe me këtë ndeshje sot i themi jo çdo lloj diskriminimi”, tha më tej Papa.

FOTO GALERI
1/14
Maradona i dhuron fanelën Papa Françeskut

Top Channel