Festivali i Filmit dhe Kulinarisë

02/09/2014 00:00

Festivali i Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë ka startuar edicionin e tij të 4-t, duke sjellë kështu edhe mesazhin e tij se arti i tejkalon kufijtë konvencionalë.

Sikundër ka qenë vetë ideja e këtij evenimenti, edhe këtë vit janë sjellë filma nga vende të ndryshme të rajonit.

Sipas presidentit të festivalit, Pirro Milkani, ky konkurs tashmë është konsoliduar, ndërsa këtë vit i ka dhënë një hapësirë më të gjerë të rinjve për t’iu dhënë atyre nundësinë që të punojnë nën drejtimin e ekspertëve të njohur të filmit.

Edicioni i 4-t i festivalit është përshëndetur edhe nga të ftuarit dhe pjesëmarrësit, të cilët kanë vlerësuar punën e bërë deri tani, duke e parë atë si një prej eventeve më të veçanta.

Për 5 ditë ky festival do të gjallërojë jetën e qytetit të Pogradecit, duke sjellë shijen e artit dhe kulinarisë së bashku.

Top Channel