SHBA, përcillet me nderime qeni i vrarë i policisë

02/09/2014 00:00

Rreshteri Ryan Stark ishte në qendër të homazheve për t’i dhënë përshëndetjen e fundit shoqëruesit të tij besnik, Kye. Në nder të qenit të vrarë të policisë u zhvillua ceremonia në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kye ishte një pastor gjerman 3 vjeç që ngordhi pasi u qëllua me thikë nga një grabitës.

Dhe si çdo agjent i policisë që përcillet me nderime kur bie në krye të detyrës edhe Kye-t i është dedikuar një funeral “shtetëror”, ku flamuri amerikan kishte mbuluar arkivolin e tij. Gjatë homazheve  rreshteri Ryan Stark është përkulur për t’i dhënë puthjen e fundit mikut më të ngushtë.  Agjenti i policisë, Stark tashmë  është nën hetim për faktin që qëlloi për vdekje personin e armatosur, përgjegjës për vdekjen e Kye-t.

FOTO GALERI
1/8
SHBA, përcillet me nderime qeni i vrarë i policisë

Top Channel