Kinë, makineria i heq skalpin gruas (KUJDES! Pamje të rënda)

02/09/2014 00:00

Fotot e mëposhtme tregojnë dëmtimet e tmerrshme që ka pësuar një grua kineze pasi një makineri ushqimi pulash i zuri flokët dhe i hoqi skalpin e kokës.

E gjithë lëkura e fatkeqes, nga vetullat tek qafa, u tërhoq nga makineria pasi helikat e saj i zunë flokët. Pavarësisht aksidentit horror, gruaja ishte në gjendje të lajmëronte familjarët e saj të cilët e dërguan menjëherë në spital.

Njëri nga doktorët që bënë operacionin e ringjitjes së skalpit tha: “Koka i dukej si një top i përgjakur.”

Operacioni doli me sukses dhe doktorët janë optimistë se gruaja do të shërohet shumë shpejt.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel