“Miss Asia Pacific 2014” arratiset me kurorën 100 mijë USD

03/09/2014 00:00

Një mbretëreshë e bukurisë së Birmanisë, e kurorëzuar “Miss Asia Pacific 2014”, është protagonistja e një çështjeje ndërkombëtare, pasi akuzohet nga organizatorët koreano-jugorë të konkursit se është arratisur me kurorën me vlerë 100 mijë USD, që fitoi në muajin Maj në Seul.

Në një konferencë shtypi në Rangoon, May Mayat Noe (16 vjeçe) është shprehur e gatshme që të dorëzojë kurorën, por vetëm nëse organizatorët do t’i kërkonin falje vajzës dhe Birmanisë, pasi ajo mohon që është arratisur së bashku me çmimin e fituar.

Organizatorët e “Miss Asia Pacific World 2014” kanë akuzuar May Mayat Noe, që kishte gënjyer dhe kishte treguar mungesë respekti, por pa e specifikuar në çfarë mënyre. Vajza ka deklaruar se ka marrë shumë presione nga organizatorët për t’iu nënshtruar kirurgjisë plastike. Ata kishin gënjyer edhe për moshën e saj, duke thënë që ishte mbi 18 vjeç.

Sipas BBC, origjina e këtyre mosmarrëveshjeve lidhet edhe me një konflikt mes organizatorëve dhe nënës së vajzës, për menaxhimin e karrierës së modelimit.

FOTO GALERI
1/6
`Miss Asia Pacific 2014` arratiset me kurorën 100 mijë USD

Top Channel