Diell, det, festa dhe shumë argëtim! Kështu kanë qenë të mbushura ditët e pushimeve për banorët edicionit të shtatë të “Big Brother”-it.

Të “përkëdhelur” nga adhurues që vazhdimisht u kërkonin të bënin foto me ta dhe të ftuar në klubet më të preferuara të bregdetit! Një gjë është e sigurt, kjo verë ka qenë ndryshe nga ajo e të gjitha viteve të mëparshme!
 
Fituesja , Nevila, edhe pse të gjithë menduan se ajo këtë vit mund t’i lejonte vetes pushime luksoze, zgjedhja e saj ka qenë modeste. Nevila ka pushuar me miqtë për pak ditë në Vlorë, në Sarandë dhe në Pogradec.
 
Kanë qënë të shumtë ata që kanë zgjedhur “Diellin e Jugut” e “Brigjet e Jonit”. Cifti simpatik Fatjoni e Matilda, Jona dhe Esida nuk do t’i ndërronin plazhet e Jalës, Llamanit, Dhërmiut e Drimadhes me asgjë tjetër. Gjatë qëndrimit të tyre aty u bashkua dhe Arditi për një fundjavë. Ditët që kaluan të gjithë së bashku do t’i kujtonë gjatë si “më të çmendurat” e verës!
 
Arditi për shkak të punës nuk mund të bënte pushime të gjata. Por, me “miqtë e vjetër” ka pushuar 3 ditë në Velipojë dhe fundjava në pishinat pranë Tiranës ku është parë edhe në shoqërinë e Katerinës.
 
Katerina ka shijuar çdo ditë të kësaj vere me familjen e shoqërinë. Në Shqipëri ka kaluar nga Adriatiku në Jon, pastaj pushime në Pogradec e Korçë dhe pastaj prapë pushime në Greqi, në shoqërinë e Jonës së Big Brother 6 dhe shokut të saj. Plazh, “selfie” dhe festa.
 
Jo më pak intensive kanë qenë pushimet e Lorit. Edhe ajo ka kaluar pjesën më të madhe të ditëve të nxehta të verës në vendet më të bukura të jugut, nga Vlora në Sarandë, më pas në ishuj të ndryshëm të Greqisë për t’u rikthyer në Pogradec dhe pushimet e saj vazhdojnë…
 
Edhe Rigelsi ka kaluar disa ditë pushimi në Pogradec, por arsyeja që e bën të shkojë aty mbi të gjitha janë gjyshja dhe gjyshi. Këtë verë ai vizitoi për herë të parë Maqedoninë dhe Italinë jo vetëm për plazh, por edhe për turizëm kuturor. Për t’u rikthyer në Shqipëri disa ditë në Gjirin e Lalzit me familjarë e miq.
 
Juliana, apo si e njohim të gjithë Xhuli, kishte shumë vite pa bërë pushime me mamin, kështu që këtë vit ajo ishte gjëja më e rëndësishme e pushimeve të saj. Xhuli, mami dhe shoqja e saj e ngushtë kaluan pushime shplodhëse në Ksamil e Dhërmi.
 
Valeri gjithashtu i kaloi ditët e pushimeve të verës vetëm me familjen: në plazhin e Velipojës, Shëngjinit dhe pikat turistike afër zonës ku ai jeton që përveç ushqimit shumë të mirë e objkteve që mund të vizitosh ka një klimë të pakrahasuar malore.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel