FBI heton nëse sulmi ishte një “phishing”

04/09/2014 00:00

Fotot e publikuara vjedhurazi të Kate Upton dhe të dashurit të saj ndoshta mund të mos kenë përfunduar në sajte të ndryshme online pas thyerjes së sigurisë së iCloudit.

Ndoshta, ajo mund të ketë rënë viktimë e një prej marifeteve më të vjetra të vjedhjeve online.

Burime nga zbatuesit e ligjit kanë bërë të ditur për TMZ se hetuesit e Byrosë Federale të Hetimit po hetojnë nëse Kate dhe të paktën 2 figura të tjera të artit si Mary Elizabeth Winstead, Jennifer Lawrence dhe Lea Michele, kanë qenë objektivat e parë të “phishing”-ut nga hackerat.

Nëse nuk e dini se për çfarë bëhet fjalë, ja si funksionon “phishing”-u: ju merrni një email, i cili ju njofton për pasjen e një problemi me llogarinë tuaj dhe, në mënyrë që të ndreqet ai, ju duhet të dërgoni informacione personale si pseudonimi, numri i telefonit, karta e kreditit apo ndoshta edhe fjalëkalimi.

Në këtë mënyrë, pa dashur, ju i ofroni hackerave gjithçka kanë nevojë për të marrë në duar të dhënat tuaja.

Në lidhje me rastin e fundit, TMZ ka mësuar se emaili i dërguar figurave VIP mund të jetë manipuluar sikur ishte dërguar nga Apple. “Phishing” është një prej marifeteve më të vjetra, që daton që në ditët e para të internetit, por hajdutët janë tashmë shumë më të sofistikuar, pasi emailet e tyre duken thuajse identikë me ato të kompanive reale.

Fotot e J-Law dhe Kate, disa prej të cilave me të dashurin e kësaj të fundit Justin Verlander, ishin mes të parave të publikuara të dielën nga hackerat.

Top Channel