“Lutem për ata, që mendojnë se më panë nudo”

04/09/2014 00:00

Vetëm pak ditë pasi u raportua se foto nudo të sajat ishin publikuar vjedhurazi online, Ariana Grande publikoi një “selfie” origjinale të saj në instagram.

Këngëtarja, e cila është bërë së fundi tepër e njohur falë hiteve të saj, ka hedhur vështrimin te kamera duke shkelur syrin, teksa qëndron e shtrirë me një veshje të bardhë të hapur përpara edhe vetëm me dy rripa të hollë mbi supe.

21-vjeçarja iu drejtua fansave më herët gjatë javës, duke thënë se fotot e publikuara nuk ishin të saj, dhe se të pasmet e saj ishin shumë më “të këndshme” se sa ato të shfaqura nëpër foto.

Këngëtarja e “Break Free” shkroi: Ndaj kujtdo që mendon të shkojë pas fotove të mia “nudo” por jo reale, them se të pasmet e mia të vogla janë shumë më tërheqëse se sa ato të shfaqura. Detaje të tjera mbi turin tim do të publikohen së shpejti. Megjithatë, të mashtruarve u them se i dua shumë edhe pse do të lutem për ta”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel