Një asteroid pritet t’i afrohet Tokës

04/09/2014 00:00

Një asteroid i zbuluar së fundi do të kalojë “shumë pranë” Tokës gjatë ditës së diel. Lajmi bëhet i ditur nga NASA.

Shkëmbi hapësinor përllogaritet të jetë rreth 18 metra i gjatë. Ai pritet të fluturojë mbi Zelandën e Re, rreth orës 20:18 me orën tonë.

Ai nuk do ta godasë Tokën, madje as ndonjë prej mijëra satelitëve që vërtiten përqark planetit tonë, bën të ditur NASA, thjesht do t’u japë astronomëve dhe shkencëtarëve një shans për ta studiuar atë.

Asteroidi nuk do të jetë i dukshëm me sy të lirë, por astronomë amatorë mund ta shohin atë me teleskopë.

I quajtr 2014 RC, asteroidi u zbulua më 31 Gusht nga “Catalina Sky Survey”, pranë Tucsonit, në Arizona.

Top Channel