Ibrahimovic, rekordmeni suedez

05/09/2014 00:00

Zlatan Ibrahimovic është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me kombëtaren e Suedisë.

Gjigandi i PSG ishte autori i të dy golave në fitoren 2-0 për vendasit në ndeshjen miqësore ndaj Estonisë, mbrëmjen e së enjtes.

Sulmuesi 32-vjeçar i PSG debutoi me kombëtaren e Suedisë në vitin 2001 në ndeshjen eliminatore për kupën e botës ndaj Azerbajxhanit, ku ishte autor edhe i një goli në fitoren 3-0.

Deri tani, Zlatan ka luajtur në 99 ndeshje me kombëtaren dhe ka shënuar plot 50 gola. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Sven Rydel me 49 gola që prej vitit 1932.

Top Channel