US Open, Federer në gjysmëfinale

05/09/2014 00:00

Roger Federer është kualifikuar për në gjysmëfinalet e US Open pas një ndeshjeje ndaj francezit Gael Monfils që zgjati 3 orë e 19 minuta dhe që përfundoi me sete 3-2 (4-6, 3-6, 6-4, 7-5 dhe 6-2).

Zvicerani do të ndeshet në gjysmëfinale me kroatin Marin Cilic, i cili nga ana e tij mundi në çerekfinale çekun Thomas Berdych 3-0 (6-2, 6-4 dhe 7-6).

33-vjeçari Federer bëhet tenisti i dytë më i vjetër që arrin gjysmëfinalet e US Open. Vendin e parë e mban amarikani Andre Agasi, i cili në moshën 35-vjeçare arriti në finalen e këtij turneu.

Top Channel