Villarreal i plotëson ëndrrën 13-vjeçarit, që vuan nga kanceri.

Tifozi i ekipit spanjoll i kishte rrëfyer infermieres në spital, se ëndërronte të luante për ekipin e tij të zemrës në stadiumin “El Madrigal”.

Të mërkurën në mbrëmje, ëndrra e Gohan u bë realitet, në një ndeshje bamirësie që Villarreal luajti ndaj Celtic.

I riu me fanelën me numër 12 luajti topin e parë të ndeshjes, madje realizoi edhe një gol.

Gjithë paratë e grumbulluara nga ndeshja do të shkojnë për një kërkim shkencor 3-vjeçar, që synon të ndihmojë fëmijët e prekur nga sëmundja e Gohan.

***
Dy nxënës nga Kosova duket se nuk kanë pushuar shumë gjatë stinës së verës.

Albian Sadiku, nga Prishtina, dhe Shpëtim Gecaj, nga Skënderaj, kanë gjetur një mënyrë si të fitojnë parà nga interneti.

Dëshirën e tyre, ata po e realizojnë përmes faqes “KosovaBux”, në të cilën fitojnë parà duke klikuar reklamat.

***
Fotografia, që tregon katër të rinj duke pirë birrë pranë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, është përzgjedhur ndër katër mijë aplikime për çmimin “Taylor Ëessing Portrait Size”.

BBC ka vlerësuar punën e fotografit shqiptar, Blerim Racaj.

***
Pasi kaloi pushimet në shumë vende të botës, Angela Martini nuk harron Shqipërinë. Përmes faqes së saj në Facebook, modelja thotë se vendi ynë meriton të jetë një nga vendet më turistike në botë.

Ajo thotë se mjafton strategjia e duhur dhe Shqipëria mund t’ia dalë mbanë.

Top Channel