Krijesa më e çuditshme, “qeni-merimangë”

05/09/2014 00:00

Të ndiqesh nga një merimangë gjigante është një situatë mjaftueshëm tmerruese, që i bën njerëzit të kaplohen nga terrori.

Ndaj dhe nuk është aspak surprizë që kjo “lojë” shkaktoi drithërima dhe tensione, kur disa persona ranë prè e “sulmit” të një “bishe” 8-këmbëshe.

Chica, qeni-merimangë, është produkt i një shakaxhiu polak, Sylwester Wardega, i cili e ka veshur qenin e tij me një kostum të leshtë dhe me 8 këmbë merimange, e më pas e lëshoi atë ndaj një publiku të pavëmendshëm.

Një video gazmore, e cila ka marrë më shumë se 3 milionë shikime në Youtube në vetëm 1 ditë, tregon se krijesa me flokë “përgjon” pas dyerve, gjithnjë e gatshme për të sulmuar viktimat e saj.

Disa skena mund të konsiderohen për të qeshur, por kujdes, të tilla shaka mund të përfundojnë edhe me ngjarje të rrezikshme.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel