US Open, Williams triumfon për herë të gjashtë

08/09/2014 00:00

Serena Williams, numri 1 i tenisit për femra, ka fituar për herë të tretë radhazi dhe për herë të gjashtë në karrierë turneun US Open pasi ka mundur në finale danezen Caroline Wozniacki me rezultatin 6-3 dhe 6-3.

Tenistja amerikane e mbylli takimin në 1 orë e 15 minuta.

Ky është titulli i 18 Grand Slam në karrierë për motrën e vogël Williams, e cila arrin të barazojë rekordin e Chris Evert dhe Martina Navratilova.

Ky është titulli i parë Grand Slam i 32-vjeçares për këtë vit pas dështimeve në Australian Open, Roland Garros dhe Wimbledon.

Top Channel