Kryeministri Renzi poston selfien e gabuar në “Twitter”

08/09/2014 00:00

Kryeministri italian, Matteo Renzi, është i njohur për stilin e “shthurur” pavarësisht se është zyrtari më i lartë i Italisë.

Shpeshherë ai është kritikuar për sjelljen provokative edhe në samitet më të rëndësishme ku mblidhen krerët më të lartë të shteteve botërore.

Sjelljet e kryeministrit Matteo Renzi janë tashmë të njohura. Dje në mbrëmje ish-kryebashkiaku i Firences ka shpërndarë një postim të shpejtë që më pas e ka kuptuar se çfarë kishte shkrepur.

Ai publikoi një “selfie” që pas pak minutash kuptoi që nuk ishte e duhura. Disa ndjekës të Renzit në “Twitter” kanë patur kohë që të bëjnë “screen-shot” dhe të shpërndajnë foton e gabuar.  

Top Channel