Nuk është kurrë vonë, martohen pas 72 vitesh të dashuruara

09/09/2014 00:00

Shtatë dekada pas nisjes së dashurisë së tyre, Vivian Boyack, 91 vjeç dhe Alice Dubes, 90, janë martuar në shtetin amerikan të Ajouas, ku martesat gay janë legale qysh prej vitit 2009.

Linda Hunsaker, që ka celebruar çiftin në praninë e familjarëve dhe miqve ka thënë se, “kjo është një festë që mund të ndodhte shumë kohë më parë”.

Dy të moshuarat ishin njohur qysh në rini në qytetin e tyre të lindjes përpara se të transferoheshin në Devenport në vitin 1947.

Gjatë gjithë jetës së tyre ato kanë udhëtuar në 50 shtetet e SHBA dhe në Britaninë e Madhe. Siç thonë edhe vetë të moshuarat, nuk ishte kurrë vonë për të filluar një kapitull të ri në jetën e tyre.

Top Channel