Gjendet super diamanti i bardhë

09/09/2014 00:00

Kompania “La Petra Diamonds” ka gjetur në minierën e Cullinan në Afrikën e Jugut një diamant të bardhë 232.08 karatësh. Sipas specialistëve, vlera e këtij diamanti shkon nga 10-16 milionë dollarë (7.7-11.6 milionë euro).

Diamanti i bardhë është më i madhi i zbuluar kohët e fundit në minierën Cullinan pas atij rreth 507 karatë i zbuluar në po të njëjtën minierë në vitin 2009, me një vlerë 35.3 milionë dollarë.

Së shpejti pritet që të dalë në ankand edhe diamati i zbuluar prej 232 karatësh. Vitin e shkuar “Petra Diamands” ka shitur një diamant blu 25.5 karatësh për shifrën e 16.9 milionë dollarëve.

Nga e njëjta minierë në Afrikën e Jugut, në lokalitetin Cullinan është gjendur edhe diamanti më i madh i të gjitha kohërave rreth 3.106 karatësh në vitin 1905.

Top Channel