Del në shitje “video-game” më i shtrenjtë në histori

09/09/2014 00:00

Parashikohet të jetë “video-game” më i suksesshëm i vitit 2014 për faktin e thjeshtë se prodhimi i tij ka kushtuar plot 500 milionë dollarë. ‘Destiny’ është një lojë e vendosur 700 vite në të ardhmen dhe përqendrohet në një luftë mes njerëzve dhe alienëve.

Kjo është loja më e shtrenjtë e prodhuar ndonjëherë duke ia kaluar me 75 milionë dollarë filmit më të shtrenjtë që ka prodhuar Hollivudi (Avatar).

Por, duket se investimi ia ka vlejtur, pasi vetëm në ditën e parë nga shitja e lojës në mbarë botën janë fituar plot 800 milionë dollarë.

Loja është prodhuar nga studioja Bungie, e cila njihet për serinë e lojërave Halo.

Rekordi për “video-game”-n më të shtrenjtë mbahej nga ‘Grand Theft Auto V’, prodhimi i së cilës kushtoi 275 milionë dollarë vitin e kaluar.

Top Channel