Portrete VIP-ash me pasta dhëmbësh

09/09/2014 00:00

Cristiam Ramos është një piktor ndryshe nga të tjerët pasi përdor vetëm pastë dhëmbësh për të realizuar portretet e VIP-ave.

Robin Williams, Emma Watson, Miley Cyrus, Lady Gaga dhe Sir Elton John janë disa nga emrat e famshëm që Ramos ka vendosur t’i realizojë vetëm me pasta.

Cdo portret i merr 200 orë kohë dhe 30 pasta dhëmbësh.

“Është e vështirë pasi pasta e dhëmbëve ngjit dhe thahet shpejt. Edhe aroma e saj të trullos pas 10 orësh punë”, tha artisti me origjinë meksikane.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel