Superfansi i ‘Braveheart’, mbi 2 mijë $ për tatuazhin e madh

09/09/2014 00:00

Një fans i çmendur i ‘Braveheart’ ka shpenzuar mbi 2 mijë dollarë për një tatuazh të madh që përmbledh personazhet e filmit të tij të preferuar.

Paul Hunter e nisi tatuazhin në muajin shkurt, kur vizatoi në këmbë fytyrën e William Wallace, të interpretuar nga Mel Gibson. 33-vjeçari shtoi më pas edhe Stephen, Hamish dhe Elder Campbell në këmbë për të kompletuar tatuazhin.

Paul tha për ‘Daily Record’: “Më pëlqejnë shumë tatuazhet dhe doja të shtoja disa të tjerë. ‘Braveheart’ është filmi im i preferuar dhe besoj se të gjithë që e kanë parë, e kanë pëlqyer. Besoj se unë jam i mahnitur pas këtij filmi nga fakti se jam skocez dhe ai është i bazuar në një histori nga Skocia.”

FOTO GALERI
1/2

Top Channel