Apple prezanton Iphone 6, Iphone 6 Plus dhe orët inteligjente

09/09/2014 00:00

Kompania “Apple Inc” bëri publik orët Apple, së bashku me dy iPhonet e rinj me ekranë më të mprehtë dhe më të mëdha gjatë së martës, duke e quajtur pajisjen e dorës si kapitullin e ri në historinë e saj.

Produkti i parë i ri që është zhvilluar dhe u prezantua nën drejtimin e shefit ekzekutiv Tim Cook pajisja e dorës që transmeton tek iPhone të dhëna mbi shëndetin dhe fitnessin, si dhe kombinon edhe komunikimin.

Analisti i “Bernstein Research”, Toni Sacconaghi, përllogariti të martën se, nëse Apple do të shiste të paktën 30 milionë ora me 250 dollarë secilën, do të merrnin rreth 7,5 miliardë dollarë fitime.

Gjigantët rivalë të elektronikës, si Sony, Samsung, LG, apo Qualcomm, kanë lancuar tashmë orët “inteligjente”, edhe pse jo me shumë sukses.

Presioni ka qenë tejet i madh për kompaninë më të madhe të botës, për të habitur të gjithë në eventin special të tyrin, në Cupertino.

Të martën, kompania prezantoi iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, respektivisht prej 4,7 inch (12 cm) dhe 5.5 inch (14 cm). Ata suportojnë më shumë se 200 rrjete telekomunikacioni në mbarë botën, përfshi edhe 3 të Kinës, një rritje decizive në tregjet e botës për kompaninë.

Apple prezantoi gjithashtu edhe një shërbim të ri pagesash telefonike të quajtur “Apple Pay”. Çdo telefon do të shoqërohet me shërbimin e ri të pagesës, që do të nisë muajin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara, duke u lejuar përdoruesve të paguajnë për sende të ndryshme nëpër dyqanë nëpërmjet telefonave, pa qenë e nevojshme të jenë të pranishëm me kartat e tyre të kreditit apo debitit.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel