Siri, vritet lideri i një grupi radikal

10/09/2014 00:00

Hassan Abboud, udhëheqësi i grupit islamik Ahrar al-Sham është vrarë gjatë ditës së martë pas një shpërthimi kamikaz në Siri. Ngjarja ka ndodhur në qytetin veriperëndimor të Ram Hamdan, ku përveç Abboud kanë mbetur të vdekur edhe disa komandantë të lartë të grupit.

Ahrar al-Sham është pjesë e Frontit Islamik, një koalicion i shtatë grupeve rebele islamike. Gjatë muajit shkurt Ahrar al-Sham fajësoi ISIS për vrasjen e disa anëtarëve të saj pas një sulmi.

Grupe aktivistësh kanë thënë se të paktën 40 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi, megjithëse numri ende nuk ende nuk është zyrtarizuar.

Ahrar al-Sham është një nga grupet më të mëdha rebele që luftojnë kundër qeverisë së Presidentit Bashar al-Asad. Edhe pse grupi është i vijës së ashpër islamike, ai ka kundërshtuar dhe është përleshur  me ultra-radikalët e Shteti Islamik (IS), të cilët dyshohen si autorë të sulmit të ditës së martë.

Kjo ngjarje vjen në një moment kur Shtetet e Bashkuara po kërkojnë të bashkojnë opozitën siriane në luftën kundër IS.

Top Channel