Rekord shitjesh për librin e Valerie Trierweiler

10/09/2014 00:00

Shitje rekord për librin e ish-Zonjës së Parë të Francës, Valerie Trierweiler, “Falemnderit për Momentet”.

Në vetëm katër ditë janë shitur 145 mijë kopje. Nga kjo shifër e konsiderueshme, 14 mijë prej tyre janë blerë në mënyrë dixhitale. Sipas Institutit “Gfk”, libri tashmë është duke u ribotuar. Është një fillim i mrekullueshëm për librin “Falemnderit për momentet”, që po kthehet në një “best seller”.

Libri i ish-Zonjës së Parë të Francës, Valerie Trierweiler, është një “hakmarrje”ndaj Presidentit Hollande, pas lajmit që ai e tradhëtonte me aktoren Julie Gayet. Në libër, ai përshkruhet si një njeri që i përçmon të varfrit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Top Channel