Emri “Messi” ndalohet me ligj

11/09/2014 00:00

Autoritetet lokale në Rosario të Argjentinës, vendlindja e Lionel Messi-t, kanë njoftuar se është e ndaluar me ligj që prindërit t’ua vënë emrin fëmijëve të tyre “Messi”, pavarësisht faktit se një baba në një provincë fqinje është lejuar ta bëjë këtë gjë për djalin e tij.

Drejtori i Regjistrit Civil në provincën Santa Fe ka thënë se “Messi” në atë zonë është një mbiemër dhe nuk mund të përdoret si emër i parë, pasi mund të sjellë konfuzion.

Një tifoz i Lionel Messi-t, Héctor Varela në Rio Negro u lejua ta quajë djalin e tij “Messi”, dy javë pas lindjes së fëmijës. Babai kishte kërkuar një leje të veçantë nga autoritetet, të cilat më në fund e kishin pranuar. “Unë jam babai i Messi-t”, shprehet me krenari Varela.

Top Channel