Hakerat ruse vjedhin te dhenat e 5 mln llogarive ne Gmail

11/09/2014 00:00

Një grup i hakerave rusë ka sulmuar “Google” duke vjedhur 5 milionë të dhëna nga llogaritë e Gmail-it.

Lajmi ende nuk është konfirmuar nga motori më i madh i kërkimit, por ky informacion qarkullon në internet prej disa orësh. Për të konfirmuar këto thashetheme një forum rus ka publikuar një listë me emrat e përdoruesve dhe password-et e email-ve në Gmail.

Sulmi i hakerave është drejtuar kryesisht ndaj përdoruesve rusë. Në Rusi gjatë ditëve të fundit janë regjistruar sulme kundër shërbimeve postare elektronike të miliona abonentëve.  

Nuk përjashtohet mundësia që kjo listë përmban informacione të vjetra dhe jo të besueshme.
 

Top Channel