Kore e Jugut, dyfishohet cmimi i cigareve

11/09/2014 00:00

Korea e Jugut planifikon të dyfishojë çmimin e cigareve me shpresën se kjo do të ndihmojë në uljen e numrit të duhanpirësve.

Sipas planit të qeverisë, nga 2.500 uon që kushton një paketë në këtë vend, kostoja e saj mund të shkojë deri në 4.500 uon apo 4,35 dollarë. Propozimi megjithatë mund t’i nënshtrohet disa ndryshimeve në Parlament ku përballet me kundërshtime të ashpra.  

Përmes këtij plani, qeveria koreano-jugore shpreson të reduktojë duhanpirjen sidomos tek meshkujt, që rezulton ndër më të lartat në botën e zhvilluar. Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se në Korenë e Jugut, duhanin e pijnë më shumë se 41% e meshkujve, në një kohë kur mesatarja e OBSH-së nuk është më e lartë se 26%.

Edhe në përgjithësi, niveli i duhanpirjes atje është 23%, sërish më shumë se 21% i mesatares së organizatës në fjalë. Rritja e fundit e çmimit të cigareve nga Seuli është realizuar në 2014 kur një paketë u shtrenjtua me 500 uon, e kjo çoi në një rënie të nivelit të duhanpirjes me 15%.

Top Channel