Fondacioni “B&M Gates”, ndihme per Ebolen

11/09/2014 00:00

Fondacioni “Bill dhe Melinda Gates” do të japë 50 milionë dollarë për të ndihmuar në përpjekjet e luftës kundër epidemisë në rritje të Ebolës, në Afrikën Perëndimore.

Fondacioni me bazë në Seattle thotë se do t’ia kalojë fondet Kombeve të Bashkuara dhe agjencive ndërkombëtare të ndihmave, për blerjen e pajisjeve tepër të nevojshme dhe për operacionet e emergjencës në vendet e prekura nga epidemia.

Në deklaratë përmendet gjithashtu edhe bashkëpunimi me partnerët për të përshpejtuar zhvillimin e terapive, vaksinave dhe analizave diagnostikuese, për trajtimin më mirë dhe parandalimin e transmetimit të sëmundjes së rëndë.

Të martën, Kombet e Bashkuara caktuan një fond prej 3.8 milionë dollarësh, për ndihma humanitare nga ajri, për pajisje dhe personel mjekësor, për vendet e goditura nga epidemia.

Top Channel