Studiuesit: Jetëgjatësia e njeriut do të dyfishohet

12/09/2014 00:00

Teksa gjithçka po evolon me hapa galopante në planetin Tokë, as njeriu nuk mund t’i shpëtonte këtij transformimi.

Një teori e re e ‘Global Brain Institute’ përshkruan sesi do të jetë njeriu i të ardhmes. Si rezultat i avancimit të teknologjisë dhe seleksionimit natyror, studiuesit thonë se jetëgjatësia do të dyfishohet. Si rezultat i kësaj, lindshmëria do të shtyhet dhe gratë do të bëhen nëna kryesisht në moshë të vjetër.

Në më pak se katër dekada, këto hulumtime thonë se  inteligjenca artificiale do të jetë ajo që do të kryejë gjithë  punët e detyrat e kësaj bote.

Shkencëtari Candel Last shprehet se ky ndryshim është i rëndësishëm, aq sa evolimi nga majmuni të njeriu i ditëve të sotme. Si pasoje e kësaj metamorfoze, organizmat e rinj do të kenë nevojë për më shumë energji dhe kohë për të arritur potencialin e tyre të plotë, dhe kështu do të ndiejnë me pak nevojë për t’u riprodhuar.

Gjithashtu sipas ‘Global Brain’, ky sistem njerëzimi do të krijojë jetë shumë më i sofistikuar, i drejtë, sesa qytetërimi ynë aktual.

Top Channel