Vendimet me burgim të përjetshëm të shqiptarëve në Maqedoni për rastin “Monstra” rrezikojnë të mos shkojnë në apel, pasi sipas avoktëve, këtë gjë po e pengon gjykata.

Pala mbrojtëse thotë se janë tejkaluar afatet dhe për këtë do të kërkojë përgjegjësi nga gjyqtari i cështjes.

“Arsyeja që nuk e kemi pranuar vendimin është sipas meje shkrimi i aktvendimit, ku thuhet se këtu janë fajtorët. Në këtë aktvendim duhet të sqarohet se ku trupi gjykues e sheh fajësinë e këtyre personave. Por në këtë rast nuk ekzistojnë provat dhe kjo është arsyeja e vonesave”, deklaron avokati Naser Raufi.

Ndërkohë, në anën tjetër, organizatorët po përgatisin firmosjen e peticionit mbarëshqiptar për këtë cështje.

“Mjaft qytetarë kanë treguar interes t’i përgjigjen këtij lloji proteste dhe shpresojmë të mbledhim 300-400 mijë nënshkrime. Peticionin do ta dërgojmë në institucionet e Maqedonisë, por edhe në atë ndërkombëtare si OSBE, apo Komiteti i Helsinkit, që janë të interesuar të shohin se si funksionon drejtësia në Maqedoni”, deklaron Bedri Ajdari.

Top Channel