Riberi rikthehet me gol

14/09/2014 00:00

Java e tretë në Bundesligë nuk solli ndonjë suprizë pasi dy skuadrat e mëdha, Bajerni dhe Borusia Dortmund, fituan dhe vazhdojnë të udhëheqin kampionatin gjerman.

Kampionët e Gjermanisë mundën 2-0 Shtutgartin, por përveç rezultatit, ajo që ka gëzuar Guardiolën ishte dhe rikthimi me gol i Riberisë. Golin e parë të bavarezëve e shënoi Mario Goetze.

Ka rezultuar e lehtë edhe për Dortmundin sfida ndaj Frajburgut, të cilën e fitoi 3-1 falë golave të Ramos, Kagava dhe Abumejang.

Top Channel