Për herë të parë në Brazil, një gjykatës në Rio Grande do Sul ka lejuar një foshnje të regjistrohet në gjendjen civile me dy nëna dhe një baba. Gjykatësi tha se prindërit biologjikë dhe partnerja femër e nënës së fëmijës kërkuan një ndryshim në certifikatën e të voglit dhe kjo gjë është pranuar.

Dy femrat kishin një marrëdhënie 4-vjeçare dhe i kishin kërkuar njërit prej shokëve të tyre t’i ndihmonte të bënin një fëmijë. Ai pranoi, por kërkoi që të njihej si babai i vajzës që lindi më 27 gusht.

Në këtë mënyrë, certifikata e lindjes e bebes mban emrat e dy nënave, një babai dhe 6 gjyshërve.

Top Channel