SHBA, 26-vjecarja perdhunon ne gjume 31-vjecarin

14/09/2014 00:00

Një 26-vjeçare amerikane është akuzuar për përdhunim pasi një burrë e ka denoncuar në polici duke thënë se në kohën që po flinte, është zgjuar befas dhe ka parë vajzën me emrin Chantae Gilman sipër tij.

31-vjeçari i ka thënë policisë se nuk e njihte personalisht Gilmanin, por e dinte se ishte një shoqe e një fqinji. Ai e ka përshkruar vajzën si një “përdoruese të rregullt droge”.

Pasi është zgjuar, burri ka mundur t’i shpëtojë “mbërthimit” të vajzës dhe pasi e ka përzënë nga shtëpia e tij ka njoftuar policinë. Nga ana tjetër, Gilmani ka thënë se nuk mban mend të ketë qenë tek shtëpia e 31-vjeçarit dhe aq më pak të ketë bërë seks me të.

Sipas ‘The Smoking Gun’, Chantae Gilman është dënuar më parë për tentativë vjedhjeje dhe zotërim të makinave të vjedhura.

Top Channel