Kine, atak ne zemer duke pare revista erotike

14/09/2014 00:00

Një student kinez vdiq si pasojë e një ataku kardiak gjatë kohës që po shikonte një revistë erotike në një dhomë private në bankën e spermës.

Mjekët e Universitetit Vuhan (aty ku ishte vendosur banka) vunë re vetëm pas dy orësh që 23-vjeçari Zhen Gang nuk kishte dalë ende nga dhoma. Kur shkuan për të kontrolluar, panë të riun të shtrirë pa ndjenja në tokë dhe pavarësisht përpjekjeve nuk arritën dot ta shpëtonin.

Kjo ngjarje u mësua nga opinioni publik pasi familja e të ndjerit e hodhi në gjyq bankën e spermës duke e akuzuar se ishte përgjegjëse për vdekjen e tij.

Por, gjyqi vendosi që Zhen Gangu ishte në gjendje të merrte vetë vendimet mbi jetën e tij, përfshirë futjen në programin e bankës së spermës. Në këtë mënyrë, u hodh poshtë kërkesa e familjes për një dëmshpërblim nga banka prej 700 mijë dollarësh.

Top Channel