Një artikull i gazetës “New York Times” i ka kushtuar vëmendje kumunitetit rom në Bashkimin Europian, kryesisht në Shqipëri.

Sipas prestigjozes, vende të tilla si Shqipëria – e cila sipas Bankës Botërore, ka produktin e brendshëm bruto për frymë më të ulëtin në kontinent – gjendja e romëve është veçanërisht e tmerrshme.

Një dokumentar nga regjisori britanik Sam Davis me titullin “Romët”, hedh dritë mbi këtë çeshtje mjaft të neglizhuar të komunitetit rom.

“New York Times” shkruan se romët shqiptarë janë veçanërisht të shumëvuajtur. Pjesa dërrmuese e tyre u dëbuan me dhunë nga vendi gjatë rebelimit shqiptar të vitit 1997, i njohur edhe si kriza piramidale.

Ndërsa një i intervistuar nga “New York Times” kujton mafian e pamëshirshme etnike-shqiptare, e cila sipas tij i ka dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe më pas i ka konfiskuar ato.

Më tej prestigjozja amerikane konstaton se ekonomia në Shqipëri po rritet, papunësia po pakësohet, dhe politikat kombëtare në përgjithësi janë më të qeta, por sipas saj jeta për banoret e komunitetit rom, është ende mjaft e zymtë.  Shqipëria mund të jete duke ecur përpara, e mbyll  “New York Times”, por romët janë duke u lënë pas në hije.

Top Channel