Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e së dielës zonën pranë sheshit “Shtraus” në kryeqytet, e njohur ndryshe si “Xhamlliku”.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:15 në një banesë private në pronësi të Ibrahim Kazazit, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një granatë brenda oborrit të shtëpisë.

Sipas dëshimtarëve, shpërthimi ka qenë i fuqishëm, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale.

Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje, nisi punën për zbardhjen e shkaqeve të hedhjes së granatës në banesën e familjes Kazazi si dhe identifikimin e autorëve.

Top Channel