Aleancë globale kundër ISIS

15/09/2014 00:00

Përpjekjet për një angazhim të koordinuar ndërkombëtar kundër rrezikut
në rritje të ISIS-it kulmojnë sot në Paris me takimin e ministrave të
Jashtëm nga vende të ndryshme të globit, ku do të diskutohen mënyrat e
mposhtjes së shtetit islamik.

Rreth 40 shtete, 10 nga te cilat arabe, jane te gatshme te bashkojne forcat kunder ISIS-it e te ndihmojne luften ndaj organizates ekstremiste si ne Irak, ashtu edhe ne Sirine fqinje. Per presidentin francez Francois Hollande, ekzekutimi i pengut britanik i tregoi botes se duhet te hidhet ne veprim.

“Xhihadistet e ISIS-it perbejne nje kercenim global i cili kerkon nje pergjigje globale. nuk ka me kohe per te humbur. lufta e irakianeve kunder terrorizmit eshte edhe lufta jone”, u shpreh Hollande.

Franca, nga sa pohoi vete ministri i Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian, iu bashkua kete mengjes fluturimeve te zbulimit ne Irak ne shenjestren e te cilave jane pozicionet e ISIS-it. Londra e pat njoftuar qe ne gusht angazhimin e avioneve te saj per mbledhjen e te informacioneve te inteligjences. Nga ana tjeter, sipas pohimeve te zyrtareve amerikane, mesymjes ajrore ajrore ne veriun e Irakut jane ofruar t`i bashkohen 7 vende arabe.

Premtimet e nje asistence te bollshme ushtarake kunder grupit militant e kane bere shefin e diplomacise amerikane, Kerry, te ndihet jashtezakonisht i inkurajuar per mbarevajtjen e plan-veprimti te bere publik javen qe shkoi nga presidenti Barak Obama. Ne fakt, Kerry qe tani i pershkruan si “sukses” perpjekjet per ngritjen e koalicionit shumekombesh, duke permendur ketu dhe mbeshtetjen e pakursyer qe arriti t`i marre qeverive sunite ne rajon.

Megjithate pak detaje ka mbi kontributin e 40 vendeve mbeshtetese te idese. Strategjia amerikane per dobesimin e grupit perqendrohet tek mbeshtetje ushtarake per Irakun e perfshin nder te tjera dhe planet per frenimin e shtimit te radheve te tij me luftetare te huaj, si dhe bllokimin e fondeve qe e ndihmojne te fuqizohet.

Top Channel