Kinë, mësuesi rreh brutalisht 4 fëmijë

15/09/2014 00:00

Policia kineze është në kërkim të një mësuesi të dhunshëm i cili ka rrahur brutalisht 4 fëmijë me librin e lëndës që jepte.

Nxënësit, më i madhi prej të cilëve vetëm 7 vjeë, u dërguan me urgjencë në spital menjëherë pasi u gjetën të mbuluar në gjak nga disa mësues të tjerë. Mësuesi i artit, Lei Mingxing, njërit prej fëmijëve i ka krisur kafkën.

Drejtori i shkollës, Wang Qin, tha: “Po kaloja tek zyra e tij kur dëgjova të qara. U futa brenda dhe pashë fëmijët e gjakosur. Nuk e di pse ka ndodhur kjo gjë. Ai ka qenë gjithmonë një mësues i mirë. është një ngjarje shokuese”.

Hetuesit mendojnë se mësuesi i dhunshëm është fshehur në pyll. Kreu i policisë Deng Mingshan tha: “E kemi rrethuar pyllin. Fëmijët na thanë që i ka rrahur pa asnjë arsye”.

Top Channel