Agjencia europiane e Hapësirës përgatitet të publikojë detaje të reja mbi përpjekjen e guximshme tëe uljes së një sonde robotike në një kometë.

Që prej fillimit të Gushtit, sonda “Rosetta” ka qenë shumë pranë masës 10 miliardë tonëshe të akullit e pluhurit, të ndodhur 400 milionë kilometra larg Tokës.

Inxhinierët dhe specialistët e agjencisë e kaluan fundjavën me diskutimet, nëse do të jetë e mundur të ulin në sipërfaqen e kometës një robot të vogël kontakti.

Por, pavarësisht se çfarë pjese të saj do të zgjedhin për këtë eksperiment, ulja do të përbëjë një sfidë të vështirë.

Top Channel