Rita Ora “harron” ngjyrat…dhe të brendshmet

15/09/2014 00:00

Jemi mësuar ta shohim plot ngjyra në daljet e saj publike, por këtë herë Rita Ora befasoi me veshjen e saj në javën e modës në Londër.

Këngëtarja 23-vjeçare zgjodhi një kostum ‘shik’ të errët për të pozuar përkrah Paul McCartney, Samuel L. Jackson e të tjerëve të famshëm të pranishëm në ceremoni. Megjithatë veshja nuk ishte edhe fort konservatore.

Xhaketa e hapur dhe zgjedhja për të mos veshur gjë poshtë saj, mjaftonin për të tërhequr vëmendjen jo vetëm të të pranishmëve, por edhe të aparatëve fotografikë.  

FOTO GALERI
1/10

Top Channel