Ariana Grande: Bëra “seks” me reperin

15/09/2014 00:00

Ajo tashmë e ka fituar reputacionin si një “Mariah Carey” në miniaturë, por 21-vjeçarja Ariana Grande ka rrëfyer për “Marie Claire” se si luftoi me një ambicie të tejskajshme për të pasur mundësinë të renditet në vendet më të larta të renditjeve muzikore për rrymën Pop.

Duke fajësuar për dështimin e këngës së parë të saj “Put your hearts up” njerëzit, të cilët ende mendonin se ajo ishte ylli fëminor i “Nickelodeon”, Ariana shpjegon edhe mënyrat se si u përpoq të “rritej” duke bërë poza sensuale për të rritur gjithashtu edhe imazhin e saj.

“Ndihesha sikur doja t’u thoja meshkujve se ka një ndryshim tepër të madh mes meje dhe rolit tim në Nickelodeon, Cat Valentine. Ndaj këtë gjë riparuam me hitin e dytë ‘The Way’. Ktheva sërish ngjyrën origjinale të flokëve të mi, në kafè, dhe më pas bëra “seks” me reperin në video”, shtoi ajo.

Ariana dhe reperi Mac Miller, 22 vjeç, sigurisht që u shfaqën tepër të dashuruar në videon e këngës, një hit që u ngjit shumë shpejt në vendin e 10 të renditjes Billboard.

“Bëra atë kthesë që doja të bëja. Jam e lumtur që ia dola mbanë, pas aq shumë vitesh që pretendoja se isha dikush tjetër, përpara njerëzve”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel