Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Serbisë, Nikolla Popovski dhe Ivica Daçic, nënshkruan këtë të hënë në Shkup marrëveshjen për përfaqësi të përbashkëta diplomatike nëpër botë.

Në fjalën e tij, ministri Popovski tha se kështu do të kursehen mjete financiare të shteteve përkatëse. “Qëllimi është të gjejmë hapësira që të dyja palët të kursejnë shpenzimet. Kjo është ideja”, deklaroi Popovski.

Ndërsa Dacic, pas hedhjes së firmës, tha se marrëveshje të tilla i zbatojnë edhe vendet skandinave. “Gjatë qëndrimit në Berlin, në samitin e fundit, pash një ndërtesë me 5 flamuj të vendeve skandinave, të përfaqësuara bashkarisht në Berlin. Kur këtë e bëjnë vendet më të pasura të botës, mendoj se mund ta bëjmë edhe ne”, tha Dacic.

Vlerësim të ngjashëm për këtë marrëveshje ka mbajtur muaj më parë edhe partia shqiptare në pushtet, BDI. Pas reagimeve që shkaktoi lajmi i sotëm për bashkimin e ambasadave, zyrtarët thanë se po ndiqen modelet e demokracive të vendeve skandinave.

Top Channel