Rikthehet Champions, shqiptarët e Baselit ndaj Realit

16/09/2014 00:00

Faza e shumëpritur e grupeve të UEFA Champions League nis këtë mbrëmje me sfida vërtet interesante, ku padyshim bie në sy ndeshja në “Bernabeu”.

Kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, Reali i Madridit do të presin Baselin, me të cilin aktivizohen 5 lojtarë shqiptarë, Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Naser Aliji, Arlind e Albian Ajeti. Padyshim, një interes të veçantë për shqiptarët prit të ketë paraqitja e Gashit dhe Taulant Xhakës, të cilët aktivizohen si titullarë te kampionët e Zvicrës, gjithashtu janë edhe një forcë e rëndësishme edhe për kombëtaren e Shqipërisë.

Një tjetër shqiptar, i cili do të debutojë në Champions League si trajner është Besnik Hasi që drejton kampionët e Belgjikës. Anderlecht do të udhëtojë për në Stamboll, ku do të ndeshet ndaj vendasve të Galatasaray-t, të drejtuar nga ish-trajneri i kombëtares italiane, Cesare Prandelli.

Në “Iduna Park”, Dortmund do të pres Arsenalin. Ndërsa italianët e Juventusit do të kenë një ndeshje të lehtë në letër ndaj Malmoe në fushën e tyre. Sfidat e tjera të ditës së martë janë, Olympiakos-Atletico Madrid, Liverpool-Ludogorets, AS Monaco-Bayer Leverkusen dhe Benfica-Zenit.

Top Channel