Sheqeri, armiku i vërtetë i tensionit

16/09/2014 00:00

Ndryshe nga sa është menduar gjithmonë, është sheqeri dhe jo kripa armiku i vërtetë i atyre që vuajnë nga tensioni i lartë.

Sipas studimeve të zhvilluara së fundmi, sheqeri ka një marrëdhënie më të fortë me tensionin e lartë, pasi nëse merret në sasi të mëdha stimulon një zonë të trurit të quajtur ipotalam, që nga ana e saj shkakton rritjen e rrahjeve të zemrës dhe të presionit të gjakut.

Të paktën kështu rezulton nga një studim amerikan, i realizuar nga Instituti i Kujdesit ndaj Zemrës me bazë në Kansas Siti dhe i publikuar në revistën “American Journal of Cardiology”.

Në veçanti, studiuesit e vënë theksin tek pijet me gaz dhe sheqer, të cilat konsumohen në masë të gjerë. Sipas tyre, pijet në fjalë janë përgjegjëse për rritjen e ipertensionit e që çojnë në një ndryshim sa ekstrem aq edhe të rrezikshëm të presionit arterioz, që mund të rrisë edhe mundësitë e kalimit në infarkt.

“Vetëm për këtë sheqeri duhet të konsiderohet një përbërës i rrezikshëm për sistemin kardiovaskular, ndaj dhe u këshillohet të gjithë atyre që vuajnë nga tensioni që të reduktojnë sheqerin dhe jo kripën”, ka thënë doktor James Di Nicolantonio, që ka drejtuar dhe studimin.

Top Channel