Rama: Nuk jam as gjykatës dhe as prokuror

16/09/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama, i “bombarduar” me komente në adresën e adresën e
tij në Facebook, pas vendimit të djeshëm në Gjykatën e Apelit për
çështjen Fullani, u jep përgjigje po në Facebook.

‘Disa prej të revoltuarve nga një vendim gjykate,- shkruan Rama,- ishin lëshuar tek kjo dritare me ç’u vinte në gojë kundër Qeverisë’.

“Do të doja të bëja një shënim shterrues për ta sot, duke e nisur nga kujtesa elementare se adresa e këtushme s’është adresë gjykate. Unë s’jam as prokuror e as gjykatës,-  nënvizon Rama, i cili më tej thekson se – “as jam zotuar apo kam menduar ndonjëherë se mund të bëhem kryeprokuror apo kryegjykatës, duke u bërë kryeministër”.

Sipas shefit të Qeverisë shqiptare “koha kur Këshilli i Ministrave apo Kuvendi i Shqipërisë ishin trupa prokurorie e gjykatash popullore, ka vdekur, lavdi Zotit, bashkë me diktaturën e proletariatit. Kush ka provuar ta ringjallë ka bërë veç padrejtësira të mëdha e pastaj ka thyer qafën”.

E kush kujton se ilaçi thotë Edi Rama për të shëruar drejtësinë e rrënuar nga kanceri i korrupsionit, është që Kryeministri të bëhet kryeprokuror dhe Qeveria të bëhet gjykatë speciale, ose është shumë i paditur ose është krejt i dalë mendsh.

Në fund të komentit për këtë çështje kreu ekzekutivit sqaron se “lidhur me rastin konkret të ditës së djeshme, do të duhej një shtjellim i gjatë për të gjithë ata që s’kuptojnë se si, mund të nxirren sytë duke vënë vetullat kur qeveria e shumica parlamentare ngatërrojnë reformën në drejtësi, detyrë e pushtetit të tyre kushtetues, me hetime e gjykime veprash penale, detyrë e pushtetit të pavarur gjyqësor”.

Top Channel