Është më pak i shkathët fizikisht, por i aftë dhe në gjendje të
përshpejtojë vrapin, duke e shoqëruar me një stabilitet të mirëfilltë.

Bëhet fjalë për robotin e parë të ndërtuar sipas modelit të leopardit në Institutin Teknologjik të Masaçusetsit e që ka kaluar testet e para duke kaluar 50 kilometra në orë.

I prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare të Robotëve dhe Sistemeve Inteligjente që po zhvillohet në Cikago, roboti-leopard arrin të vrapojë duke e rritur shpejtësinë nga 16 deri në 50 kilometra në orë falë alegoritmit të zhvilluar nga grupi i inxhinierëve mekanikë, të koordinuar nga Sangbae Kim.

Sipas studiuesve, sekreti qëndron në programimin e çdo putre të robotit, në mënyrë që ajo të ushtrojë një sasi force sa herë që prek terrenin.

Në këtë mënyrë është e mundur të ruhet një shpejtësi konstante, ndërsa për ta rritur duhet që roboti-leopard të ushtrojë më shumë forcë.

“Shumica e robotëve të ndërtuar deri më sot janë dembelë dhe të rëndë, prandaj nuk mund të kontrollojnë forcën në situata shpejtësie. Kjo është ajo çka e bën leopardin tonë kaq të veçantë. Mund të kontrollojë profilin e forcës të çdo putre në momentin që prek tokën. Ky alegoritëm e bën atë më të qëndrueshëm dhe më dinamik”, ka sqaruar Kim.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel