“Pax Albanica” është libri i Mustafa Nanos, i cili u promovua në Tiranë, mes njerëzve të mediave e studiuesve.

I botuar nga “SARAS”, ky libër përmbledh opinione të autorit, studime bazuar edhe në opinionet e shkrimtarëve te huaj e shqiptare, ne lidhje me fetë në Shqipëri dhe raportin e shqiptarëve me to.

Per librin e tij, Nano zgjodhi nje prezantim ndryshe nga ai rasteve te tilla. Ne rolin e te intervistuarit, sipas stilit te emsioneve te tij, duke marre shkas nga foto provokuese, foli per disa nga temat qe perfshin në “Pax Albanica”.

“Unë në libër i mëshoj idesë, që, konvertimi i shqiptarëve në fenë islame ka ardhur më së shumti për faktorë të tjerë dhe në  listën e faktorëve që kanë diktuar konvertimet e shqiptarëve, dhuna e otomanëve është në fund. Unë e di që kjo do të gjë do të provokojë, do të shqetësojë shumë vetë sepse e di që janë të shumtë shqiptarët që mendojnë se ka qenë mizoria otomane që ka sjellë islamin në Shqipëri, por kjo nuk është një tezë e imja”, shpjegon Nano, autor i librit.

Opinione u dhane nga ata qe kane lexuar librin.

“Eshtë një libër, që për mendimin tim është edhe historik, që përveçse flet për bashkëjetesën tonë fetare, është një libër historik sepse kuptojmë edhe historinë e Shqipërisë, nëpërmjet të huajve, por edhe nëpërmjet personazheve tanë. Eshtë një libër që i ka munguar tregut shqiptar”, thotë Besnik Myftari, drejtor i shtëpisë botuese “SARAS”.

“Ky libër që shtron pyetje të vështira dhe të drejtpërdrejta dhe jep përgjigje të guximshme dhe të drejtpërdrejta. Pyetjet i bën gazetari, ndërsa përgjigjet i jep studiuesi. Ndoshta është pak e vështirë ta përfytyroni Mustafa Nanon duke gërmuar në sirtarët e arkivave dhe raftet e bibliotekave, por e vërteta është se sjell për herë të parë një koleksion jashtëzakonisht të pasur të botimeve të autorëve të huaj dhe vendas, që kanë trajtuar marrëdhëniet e shqiptarëve ndaj feve, përshtypjet dhe dëshmitë e tyre të sjelljes fetare të shqiptarëve, analiza të mprehta dhe episode të paharrueshme që dëshmojnë ata që autori e quan,’Pax Albanica'”, të vërteta të pamohueshme”, vlerësoi drejtori i Institutit të Medias, Remzi Lani.

“Siç e perceptoj unë, feja dhe fetë shikohen prej tij brenda disa proceseve historike, të cilat bëjnë të mundur që religjionet universale të marrin karakteristike etnike dhe krahinore. Duket se shqiptarët e Mustafa Nanos nuk përshtaten  me besimet, por i përshtasin ato. ‘Pax Albanica’, i cili rri mes esesë dhe tekstit akademik, përfiton nga statusi i ndërmjetëm që ka, për të mos qenë politikisht korrekt, si i tillë më i dobishëm”, u shpreh studiuesi Agron Gjekmarkaj.

“Stili i përdorur në libër është i jashtëzakonshëm. Eshtë një stil shumë i shkathët dhe keni për të lexuar një libër nga faqja e parë, deri tek e fundit, do të lexoni një gjë që do ju lerë pa frymë. Por brenda ka shumë debat, ka shumë polemika, sepse e vërteta e Mustafa Nanos është pa doreza”, tha gazetari Enkel Demi.

Top Channel