Një operacion i antidrogës së Athinës është konkretizuar gjatë orëve në
natës në vendin e quajtur Spata, në rrethinat e kryeqytetit helen.

Sipas autoriteteve greke,18 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë e pastër, 11 kilogramë përzjerës, dy granata, një automatik kallashnikov, dy pistoleta dhe 60 mijë euro kesh jane sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Sipas policise greke,në pranga janë vënë një 41-vjeçar grek dhe një 34-vjeçar shqiptar, nen akuzen e trafikimit të lendeve narkotike dhe armatimit te paligjshem.

Autoritetet thone se munden te prangosin anetaret e bandes, mbas informacioneve te marra ne rruge operative. Mbas verifikimit,u be e mundur gjetja e lendeve narkotike,ne nje pike servisi,te cilen trafikantet e perdornin per t’u maskuar. Policia thote se organizata e sillte lenden narkotike nga shqiperia, te fshehur ne vrimat e ‘air bag’ te automjeteve te ndryshme,e ne vazhdim e perzihenin me lende te tjera dhe e shperndanin ne piacen e narkotikeve te kryeqytetit helen.

Deri tani jane shpallur ne kerkim edhe disa shtatas te tjere,dy shqiptare dhe nje grek,ndresa te dhenat e tyre i jane derguar edhe autoriteteve shqiptare per te vijuar hetimet ne vendin tone. Dy te arrestuarit u derguan ne gjykaten e Athines,e cila vendosi t’i lere ne burg deri ne perfundimin e hetimeve.

Top Channel