“Pastrohen” trotuaret nga tregtarët

16/09/2014 00:00

Në Tiranë nuk do të lejohen më tregtarë ambulantë, të cilët nxjerrin
produktet e tyre në rrugë, duke zënë trotuare apo ndonjë cep rrugë nëpër
tezga të improvizuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, kanë nisur një aksion për largimin e të gjithë tregtarëve ambulantë, të cilet nuk janë të licensuar apo nuk respektojnë kushtet higjieno-sanitare, duke riskuar edhe shendetin e konsumatoreve.

“Kemi një qytet me tregje të miratuara që plotësojnë standardet për tregtarët ambulantë. Vendet e Bashkimit Europian e organizojnë zakonisht me javë të ndryshme, në ambiente të ndryshme, ku pushteti merr të gjitha masat për t’i siguruar tregtarëve ambulantë kushtet, pasi largohen tregtarët nga tregu i miratuar”, thotë Besnik Jakaj, drejtor i Vlerësimit të Riskut në AKU.  

Drejtori i AKU-së për Tiranën, Taulant Kalo tha se po monitorohet e gjithe sitauata e tregjeve ne kryeqytet, sidomos ata qe tregtojne produkte me origjine shtazore dhe  perveç bllokimit do t’i kerkohet Bashkise se Tiranes largimi i menjëhershëm i tyre nga rruget dhe krijimi i tregjeve te posaçme, qe permbushin kriteret e AKU-së per sigurine ushqimore te konsumatoreve.

Top Channel