Clooney, çmim nderi në “Golden Globes”

16/09/2014 00:00

Aktori dhe regjisori amerikan George Clooney do të marrë çmimin e nderit
në ceremoninë e Glden Globes që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Organizatorët e eventit deklaruan se aktorit 53-vjeçar do t’i jepet çmimi “Cecil B DeMille” për angazhimin e tij si para ashtu edhe prapa skenës.

Organizatorët kanë njohur kontributin e Clooney dhe përpjekjet e tij për zhvillimin e industrisë së kinemasë në rang global. Ceremonia e çmimeve Golden Globes do të zhvillohet më 11 janar 2015.

Ndër personazhet që më parë kanë marrë çmimin “DeMille”, që e ka marrë emrin nga producenti i famshëm i “Dhjetë Urdhëresave”, janë Martin Scorsese, Steven Spielberg dhe Robin Williams.

Edhe Woody Allen u nderua këtë vit me çmimin në fjalë, por nuk shkoi në Los Anxheles për ta tërhequr atë. Sa për Clooney, ai nuk i ka për herë të parë vlerësimet në Golden Globes, pasi më parë ka marrë çmime për performancat e tij në filmat “Pasardhësit”, “Vëlla, ku je” dhe “Siriana”.

Së shpejti ish-ylli i serialit televiziv “ER” pritet të lidhet në martesë me avokaten e të drejtave të njeriut, Amal Alamuddin.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel